Kusari-Lila e zbulon se ia ofruan Nismës postin e nënkryetarit të Kuvendit: Nuk u përgjigjën - NACIONALE

Kusari-Lila e zbulon se ia ofruan Nismës postin e nënkryetarit të Kuvendit: Nuk u përgjigjën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka zbuluar se VV-ja ia kishte ofruar Nismës postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Megjithatë, ajo tha se nuk kishte pasur përgjigje.

“Nisma të cilët kanë refuzuar edhe të kenë ndonjë propozim për nënkryetar, oferta ka qenë, jo nënkryetarin, ashtu siç është diskutuar, kanë mundësi të propozojnë, parashihet që nëse kryetari është burrë, duhet nënkryetarja të jetë gjini tjetër. Prandaj, në këtë aspekt, pas zgjedhjes së kryetarit Dimal Basha, Nisma nuk i është përgjigjur ofertës që të propozojë njërën nga dy kandidatet/deputetet e kësaj partie për nënkryetare. Është bërë komunikim ndaj të cilit nuk ka pasur përgjigje”, tha Kusari-Lila në ATV.

Lajme të ngjashme