Kusari kërkon arrestimin e kërcënuesit të ekipit të Nacionales e hulumtuesit të Betimi për Drejtësi
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kërkuar nga policia dhe prokuroria, që të arrestohet sa më shpejt kërcënuesi ndaj ekipit të Nacionales, gazetares Eriola Cacaj, kameramanit, Drilon Namani si dhe hulumtuesit të Betimi për Drejtësi, Flamur Kabashi.
Kërcënuesi është identifikuar si Arianit Idrizi dhe Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet për rastin.
E plotë:
Juristi dhe monitoruesi Flamur Kabashi i IKD-se, gazetarja Eriola Cacaj dhe kameramani Drilon Namani (Nacionale) jane kanosur me jete derisa ishin duke e monitoru nje seance gjyqesore ne Viti.
Shpresoj qe policia dhe prokuroria do ta arrestojne kercenuesin sa ma shpejte.