Kusari i reagon Fitore Pacollit për videon ndaj gazetarit Buzhala: E frikshme, e frikshme - NACIONALE

Kusari i reagon Fitore Pacollit për videon ndaj gazetarit Buzhala: E frikshme, e frikshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas një videoje që deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e publikoi për gazetarin Berat Buzhala.

Deputetja Pacolli e bëri atë video pas raportimit të Nacionales lidhur me kërcënimet që familja e saj ia kanë bërë një të moshuari, lidhur me një kontest pronësor.

Juristja Kusari ka shkruar se kjo qasje e deputetes Pacolli, është e frikshme.

Postimi:

Sapo e pashe dhe jam e tronditur me videon e deputetes Fitore Pacolli per gazetarin Berat Buzhala pasi ky i fundit raportoi per pretendime pronesore te familjes se saj dhe nje banori tjeter.

Nje nga komentet thote 'merrjani shpirtin' dhe ai koment vazhdon te jete ne profil te saj.

Kjo video eshte thirrje qe gazetareve mos me iu besu, me i denigru, me i shajte, me i ofendu dhe me i kercenu. Eshte thirrje indirekte per dhune.

E frikshme, e frikshme, e frikshme.

Lajme të ngjashme