Kusari dorëzon ankesë në KPM kundër BBVK-së e Klan Kosovës: Abuzim me lirinë e medias
Flutura Kusari, juriste e medias dhe aktiviste e njohur, ka parashtruar një ankesë kundër emisionit Big Brother dhe televizionit Klan Kosova.
Ankesën Kusari e ka dorëzuar për shkak të futjes së Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, e cila e kishte denoncuar publikisht për dhunë fizike Kardeshin.
Kusari ka shkruar se kjo futje është “abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes”.
“Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.
Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes” – ka shkruar Kusari.