Kurtit i vjen edhe një reagim për ‘luftën’, Miftaraj: Deklaratat e politikanëve lokalë merrni me sportivitet - NACIONALE

Kurtit i vjen edhe një reagim për ‘luftën’, Miftaraj: Deklaratat e politikanëve lokalë merrni me sportivitet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzektiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe një herë nuk përjashtoi një konflikt të mundshëm me Serbinë.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e politikanëve lokalë duhet të merren me sportivitet, derisa SHBA ose Britania e madhe nuk paralajmëron rrezikun për luftë.

“Derisa nuk e degjoni Ameriken ose Britanine e Madhe se ka rrezik per lufte ne Ballkan, merrni me sportivitet deklaratat e politikaneve lokal”, ka thënë ai.

Në një intervistë për gazetën kroate Vecernji Novosti, Kurti ka përmendur armatosjen e Serbisë nga Rusia.

Kryeministri ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhej se nuk do të ketë kurrë më konflikt dhe luftë.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar, dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që kishin qenë, të quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene’”, ka pyetur Kurti.

Lajme të ngjashme