Kurtit e Muratit iu ndalet rryma përderisa po e prezantonin buxhetin “më të madh” - NACIONALE

Kurtit e Muratit iu ndalet rryma përderisa po e prezantonin buxhetin “më të madh”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Finacancave, Hekuran Murati, kanë qëndruar sot në Prizren. Kjo me qëllim për ta prezantuar buxhetin që pushteti po e vlerëson më të madhin ndonjëherë.

Megjithatë përderisa po e prezantonin para prizerenasve, ngjau diçka e papritur.

Klan Kosova raporton se në vendin ku po mbahet ky aktivitet, është ndalur rryma.

Por, nuk ka zgjatur mbi 2-3 minuta dhe Murati e ka vazhduar fjalimin e tij në drita, në sallën e mbushur plot qytetarë.

Lajme të ngjashme