Kurtishi: 332 raste të reja me kancer të gjirit këtë vit - NACIONALE

Kurtishi: 332 raste të reja me kancer të gjirit këtë vit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se 332 raste të reja me kancer të gjirit te gratë janë regjistruar për nëntë muaj të këtij viti.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se numri i rasteve që trajtohen në Klinkën e Onkologjisë kalon shifrën e 500 personave.

Më tej, ai ka thënë se në tri vitet e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja prej 10 për qind, krahasuar me vitet e kaluara.

“Rritja këtë vit, kemi identifikuar dhe regjistruar në Klinikën tonë rreth 332 raste femra dhe katër meshkuj me kancer të gjirit të stadeve të ndryshme, ndërkaq krahasuar me vitin e kaluar është afër 10 për qind më shumë se nëntëmujori i parë i vitit të kaluar dhe deri në fund të vitit ky numër mund të kalojë shifrën mbi 420 dhe është numër i rasteve te femrat në Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Mal të Zi. Ata kanë gati dyfish më shumë se ne por me përdorimin e metodave apo identifikimin më të hershëm dhe me faktin që jemi popullatë e re, të gjitha këto ndikojnë që ne të kemi më pak sëmundje malinje se vendet e rajonit, mirëpo trendi i sëmundjeve është në ngritje dhe shumë shpejtë ne do të mbërrimë me numër të femrave të sëmura me kancer të gjirit që do të mund t’u ofrohet edhe vendeve tjera.” – ka thënë ai.

Rastet e reja rriten nga viti në vit dhe në tri vitet e fundit kemi një rritje prej 10 për qind, në secilin vit krahasuar me vitet paraprake, përpos vitit pandemik kur kemi pas një rënie të këtyre rasteve dhe këto të dhëna në kancerregjistrin e Klinikës, i kemi përpunuar këto të dhëna dhe jemi në fazën e filtrimit dhe i kemi të dhëna të sakta se cila moshë është më e prekura. Nga kjo del se më shumë kemi femra të prekura prej moshës 55 deri në 59 vjeç, dominon Komuna e Prishtinës e kështu më radhë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme