Kurti zotohet për angazhim të shtuar në fushën e shëndetësisë
Kryeministri Kurti, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi e bordin e Shërbimit Spitalor.
Kurti gjatë këtij takimi, është zotuar për angazhim të shtuar në fushën e shëndetësisë, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Këto janë gjashtë temat që janë diskutuar në takim:
1) Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.
2) Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.
3) Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.
4) Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.
5) Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.
6) Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.