Kurti: Vrasja e grave është shndërruar në lajm të shpeshtë - NACIONALE

Kurti: Vrasja e grave është shndërruar në lajm të shpeshtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Gjatë prezantimit të buxhetit 2023 në Komunën e Gjakovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, foli edhe për rastet e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave, sikurse rasti i gruas shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së.

Kurti tha se ky rast është i papranueshëm dhe si i tillë duhet të dënohet nga të gjithë. Kryeministri shtoi se duhet mobilizim institutcional në mënyrë që mos të ketë përsëritje të rasteve të tilla.

“Ne duhet të vazhdojmë në njërën anë, fushatën institucionale kundër dhunës në familje dhe kundër vrasjes së grave që është shndërruar tash në një lajm të shpeshtë, e që është e papranueshme për ne dhe që duhet të dënohet nga të gjithë. Në anën tjetër, mekanizmat dhe organet shtetërore duhet të veprojnë për të gjitha këto raste e situata, do të thosha, në mënyrë që mos të ketë asnjëherë përsëritje të këtilla mizore e kaq të rënda për gratë, për shoqërinë tonë e në veçanti për ato familje. Andaj, prokurori, gjyqësori, policia, Ministria e Drejtësisë që të gjithë duhet të mobilizohen”, theksoi Kurti, transmeton Klan Kosova.

Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku kishte shkuar për të sjellë në jetë fëmijën e saj. I dyshuari kryesor ishte ish-bashkëshorti i saj, i cili pal lokalizimit të plocisë kreu vetëvrasje.

Lajme të ngjashme