Kurti viziton për ngushëllime familjen e profesorit Metaj - NACIONALE

Kurti viziton për ngushëllime familjen e profesorit Metaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot për ngushëllime familjen e profesorit të ndjerë, Kadri Metaj.

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se Kurti shprehu konsdieratën e lartë për kontributin e profesorit Metaj.

“Prof. Kadri Metaj mësoi si të mendojnë shumë breza studentësh të cilët sot i kontribuojnë Kosovës dhe shoqërisë. Me jetën e tij të intelektualit të angazhuar dhe profesorit të Filozofisë, në veprat e tij të shkruara që do të lexohen gjatë, e gjejmë në punët dhe rolin tonë si frymëzim që nuk shuhet. Me mall dhe nderim.” ka shkruar ai në librin e kujtimeve.

Ndryshe, profesori i njohur vdiq javën e kaluar.

Lajme të ngjashme