Kurti viziton Panairin e Librit: Ftoj të rinjtë e të rejat t’i shfletojnë e t’i shfrytëzojnë titujt - NACIONALE

Kurti viziton Panairin e Librit: Ftoj të rinjtë e të rejat t’i shfletojnë e t’i shfrytëzojnë titujt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit që po mbahet në Prishtinë.

Në një shkrim n Facebook, ai ka thënë se numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa u bëri thirrje të rinjve që të lexojnë më shumë.

“Me moton "Inteligjenca rrjedh nga libri", na përkujton se krijimtaria dhe fuqia e mendimit të artikuluar në faqet e një libri, prek horizonte e thellësi të reja ndjenje e ndjeshmërie, dije e vetëdije të cilat inteligjenca artificiale mundet vetëm t’i lakmojë.

Libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, për një mendje të hapur. Sepse libri të sjell lirinë shpirtërore dhe atë mendore.

Tituj ka shumë, që nga Rilindasit tanë deri te botimet më të fundit e aktuale, e dëshiroj dhe ftoj sa më shumë të rinj e të reja që t'i shfletojnë dhe shfrytëzojnë. Kohë ka edhe sot, edhe ditën e nesërme” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme