Kurti viziton KEK-un, tregon se kësaj kompanie nga sot iu bashkuan 149 punëtorë të rinj - NACIONALE

Kurti viziton KEK-un, tregon se kësaj kompanie nga sot iu bashkuan 149 punëtorë të rinj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtim ka vizituar Korporaten Energjetike të Kosovës.

Ai ka njoftuar se nga sot kësaj kompanie publike edhe 149 punëtorë të rinj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se Qeveria e Kosovës synon forcimin e kësaj kompanie.

“KEK-u vijon të forcohet çdo ditë. Ajo e gëzon vëmendjen dhe përkrahjen e shtetit. Radhëve të saj, iu shtuan nga sot edhe 149 punëtorë të rinj. Publikja është e jona, e të gjithëve dhe secili mund të kontribuojë për ta mirëmbajtur e zhvilluar atë. Me profesionistët e duhur nga fushat përkatëse, me mbështetjen dhe dhënien e mundësive e hapësirës veçanërisht për sa më shumë të rinj e të reja, e ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen e sferave institucionale të shtetit tonë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme