Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, zyra e tij thotë se ‘ishin mirënjohës për vizitën e kujdesin’ - NACIONALE

Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, zyra e tij thotë se ‘ishin mirënjohës për vizitën e kujdesin’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministi në detyrë, Albin Kurti ka vizituar familjen e Arbnor Spahiut, ish-policit që po mbahet nga autoritetet serbe pasi u arrestua më 7 qershor.

Në një komunikatë për media, Kurti citohet se u ka thënë familjarëve të Spahiut se po angazhohen që ai të lirohet sa më parë.

“Kryeministri Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin” – thuhet në një njoftim të Zyrës së Kyeministrit.

Lajme të ngjashme