Kurti vazhdon rrugëtimin e tij, sot në Pejë shpalos buxhetin për vitin 2023 - NACIONALE

Kurti vazhdon rrugëtimin e tij, sot në Pejë shpalos buxhetin për vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë qytetin e Pejës për të shpalosur buxhetin për vitin 2023.

Takimi do të bëhet në ora 15:00, në Teatrin ‘Istref Begolli’ ku do të zhvillohet takim me qytetarët e Pejës për të shpalosur projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Prezent në këtë takim bashkë me kryeministrin Kurti do të jenë edhe ministri i kabinetit qeveritar Elbert Krasniqi si dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Siç raporton Ekonomia Online kryeministri Kurti do ketë në agjendë edhe ndalesa tjera në komunën e Pejës.

Lajme të ngjashme