Kurti: Varet nga Serbia se a do të ketë marrëveshje - NACIONALE

Kurti: Varet nga Serbia se a do të ketë marrëveshje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e interesuar që dialogu i Brukselit të jetë dialog për marrëveshje finale, e jo dialog për dialog.

Duke e komentuar takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, Kurti ka thënë se dialogu duhet të jetë për marrëveshje e cila në qendër ka njohjen reciproke.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje varet nga Serbia.

Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet aty përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë të mos jetë dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke më qeveri. Por ju duhet ta kuptoni që marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua gatishmëria dhe interesimi janë të padiskutueshme dhe të palëkundshme,” ka thënë Kurti.

Pas një aktiviteti të Kuvendit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ai ka mbrojtur vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në letërnjoftime për qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë.

Ne po i marrim vendimet sovrane por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik të vitit të kaluar, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme brenda, reciprociteti është veprim i shëndosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme