Kurti: Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja - NACIONALE

Kurti: Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës po rrihet vazhdimisht.

Në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, e cila po mbahet në kazermën e ushtrisë Ferizaj, ai ka thënë se kjo forcë po zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja.

Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja, si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka realizuar zotimin për mbështetje të FSK-së.

Nga sot ju filloni detyrën fisnike po aq edhe sfiduese, për ti shërbyer atdheut në mbrojte dhe ruajte së paqes. U zotuam se ushtria do ta ketë përkrahjen e pakursyer të qeverisë, këtë e kemi dëshmuar çdo vit të qeverisjes sonë, fillimisht në vitin 2021, e ngritëm buxhetin për herë të parë mbi 100 milionë euro. Nga ai vit buxheti për ushtri ka qenë për herë e më i madh e gjithmonë në ngritje sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro. Sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme