Kurti uron Xhaferin: Jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar - NACIONALE

Kurti uron Xhaferin: Jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se Xhaferit i dëshiron suksese në detyrën e tij të re.

Kurti ka shprehur besimin se me Xhaferin do të vazhdojë bashkëpunimi ndërqeveritar ashtu ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij.

Postimi:

Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.

Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij.

Lajme të ngjashme