Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave drejt BE-së
Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi hapën negociatat për të vazhduar rrugën drejt BE-së.
Kurti theksoi se bashkimi i këtyre dy shteteve me familjen e BE-së, e forcon rajonin në Ballkanin Perëndimor.
“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.