Kurti uron Pavarësinë e Amerikës: Flet edhe për situatën në Ukrainë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurti ka uruar 4 korrikun duke e ndërlidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë ku “autokracia e Putimit po i sulmon vlerat demokratike” si dhe duke e cituar ish-presidenti Abraham Lincoln.
“Këtë 4 korrik, pra, kur po e festojmë demokracinë, le të kujtojmë, bashkë me Lincoln, se demokracia nuk e mbron vetveten; përkundrazi, ne popujt e botës demokratike duhet ta mbrojmë. Le të zotohemi, pra, se do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi, me çdo kusht, për të siguruar që demokracia e Ukrainës do të dalë fitimtare ndaj autokracisë së Rusisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Kurtit.