Kurti uron Pashkët: Kjo ditë e shenjtë të na kujtojnë rëndësinë e harmonisë mes nesh - NACIONALE

Kurti uron Pashkët: Kjo ditë e shenjtë të na kujtojnë rëndësinë e harmonisë mes nesh

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve, duke theksuar mesazhet e shpresës dhe solidaritetit.

Në një mesazh publik, ai uroi “Ditën e Madhe të Ringjalljes”, duke e cilësuar atë si simbol të përjetësisë.

Kurti theksoi se “shpresa, sakrifica, dashuria dhe falja” mbeten vlera qendrore të kësaj feste.

Ai bëri thirrje për më shumë harmoni dhe respekt mes qytetarëve.

Sipas tij, Pashkët përfaqësojnë “besimin në një jetë më të mirë për të gjithë”.

Lajme të ngjashme