Kurti uron Pashkët dhe bën thirrje për harmoni, solidaritet dhe respekt - NACIONALE

Kurti uron Pashkët dhe bën thirrje për harmoni, solidaritet dhe respekt

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë urime për festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë, si në Kosovë ashtu edhe anembanë botës.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë vuri në pah vlerat që përcjell kjo festë dhe nënvizoi nevojën për mirëkuptim, afërsi dhe respekt të ndërsjellë.

“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.Gëzuar!”, shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme