Kurti uron Mickoskin: Mezi pres të punoj me ju, të rrisim edhe më tej marrëdhëniet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskin, në marrjen e detyrës për çka shkroi në “X” se “mezi pres të punoj me ju” për të fuqizuar “edhe më tej marrëdhëniet tona bilaterale edhe ashtu të forta”.
“Përgëzime Hristijan Mickoski në zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë jo vetëm vende fqinje por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientim të NATO-s, bashkëpunim rajonal dhe integrime të BE-së. Nga rruga Prizren-Tetovë në mbrojtje dhe siguri, mezi pres që të punoj me ju që të rrisim edhe më shumë marrëdhëniet tona edhe ashtu të forta dyshtetërore”, ka shkruar Kurti në “X”.
Congratulations to @MickoskiHM on your election as Prime Minister of the Republic of North Macedonia. Kosova and North Macedonia are not only neighbors but close allies and partners, in NATO orientation, regional cooperation and EU integration. From the Prizren–Tetova road to…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2024