Kurti uron kryeministrin e ri të Holandës: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof pas marrjes së detyrës së re.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Holandë.
“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ai.
Congratulations to @MinPres Dick Schoof on his appointment as the Prime Minister of the Netherlands. I look forward to continue our cooperation in expanding 🇽🇰🇳🇱relations and jointly promoting peace, security, development and democracy in the Western Balkans.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 2, 2024
Ndryshe, kryeministri i ri mori këtë pozitë, pasi Mark Rutte pritet të bëhet sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.