Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse, duke thënë se është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë.
“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot. Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, thuhet mes tjerash në urimin e Kurtit.