Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ai ka vlerësuar rolin e grave në shoqëri dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për barazi gjinore.
Kurti ka nënvizuar se, përveç simbolikës së luleve, 8 Marsi duhet të shërbejë si një moment reflektimi për sfidat që gratë përballen çdo ditë.
Sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë meritojnë lule por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre. Për nevojat e tyre jetësore që vijnë prej pabarazisë. Këtë e kemi parasysh që prej ditës së parë të Qeverisë dhe dështojmë vetëm nëse harrojmë”.
“Rezultatet e Qeverisë sonë për barazinë gjinore asnjëherë nuk i themi me mburrje por me plot përgjegjësi e obligim. Jo vetëm të arriturat konkrete por pothuajse secili vendim në qeverisjen tonë merr parasysh se si e ndikon jetën e grave dhe vajzave në Kosovë”, ka shkruar Kurti.