Kurti uron 28 Nëntorin, i përmend Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin - NACIONALE

Kurti uron 28 Nëntorin, i përmend Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka uruar 28 Nëntorin, datë që shënjon pavarësinë e Shqipërisë, e cila sot feston 111 vjetorin.

Në statusin e tij, Kurti e ka cilësuar 28 Nëntorin si “historik”, duke përmendur heroin kombëtar Skënderbeun, “babain” e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalin dhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

“Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë.” – shkroi ai në Facebook.

Lajme të ngjashme