Kurti: Unë kam pranuar ta nënshkruaj, vetëm nënshkrimi është pranim i atyre marrëveshje - NACIONALE

Kurti: Unë kam pranuar ta nënshkruaj, vetëm nënshkrimi është pranim i atyre marrëveshje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj kritikave të opozitës se ka pranuar Asociacionin.

Në replikën e tij, a ka thënë se ka pranuar vetëm që ta nënshkruaj marrëveshjen.

Sipas tij, vetëm nënshkrimi është pranim i atyre marrëveshje.

“Drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Nuk do të kishte daft të emisarëve në fund të tetorit, po të mos ishin ato marrëveshje. Mirëpo ky draft është i pakrahasueshme për të mirë në raport më marrëveshjet e 2013 dhe 2015. E për kundër kësaj që është pakrahasushëm më i mirë, me datën 24 tetor, unë ia kam dërgua kritiken time dhe vërejtje e mija edhe kryenegociatorit evropian, dy ditë para takimit në Bruksel”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, pranimi i marrëveshje bëhet vetëm me nënshkrim.

“Pra, unë e kam pranuar draftin fizikisht, dhe fizikisht e elektronikisht ia kam dërguar vërejtjet dhe kritiken për draft në takimin e 26 tetorit kam thënë që e nëse bëhet paketa dhe paska këso urgjence globale, kryeqytet më të mirë e ngjarje më të rëndësishme se Brukseli dhe samiti i Këshillit Evropian, nuk ka, dhe ta nënhskruja sonte. Unë kam pranua ta nënshkruaj, por vetëm nënshkrimi është pranim i atyre marrëveshje. Këtë ua kam bërë të qartë në takim. Unë pranoj të nënshkruj, pranim i mirëbajrjes se tyre është vetëm nënshkrimi. Nënshkrim nuk ka”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme