Kurti: Unë jam kryeministër i shpresës, e Vuçiq president i frikës
Kryeministri Kurti, me të shkelur në tokën e Kosovës, pas takimit në ShBA me sekretarin e shtetit Blinken, e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, i është kthyer temës së dialogut me Serbinë e raporteve “jo normale” mës shtetit tonë dhe atij serb.
Kurti nuk ka hezituar ta quaj President i frikës e i frikësimit presidentin serb, përderisa për vete ka thënë se është kryeministër i shpresës.
“Unë jam kryeministër i shpresës e i progresit. Presidenti Serbisë po shfaqet si President i frikës dhe i frikësimit. Nëse dëshirojmë të shkojmë drejt Bashkimit Evropian, duhet t’i lëmë frikësimet e kërrcënimet, ti aplikojmë sanksionet kundër Rusisë etj.
Sidoqoftë, kurdo që do të na thërret Brukseli, për një takim i cili ka për qëllim paqen në rajonin tonë, unë jam i gatshëm.” U shpreh kryeministri.
Kujtojmë se Kurti e Vuçiq nuk janë takuar tash e gati një vit, e një takim i tillë sipas kryeministrit, pritet të ndodhë në muajin gusht.