Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut - NACIONALE

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Kryeministri Kurti dje ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut, duke shkruar në librin elektronik të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kurtit ka njoftuar se Kurti në libër shkroi se Papa do të mbahet mend si një udhëheqës i përululur e i mbushur me dashuri.

"Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me të gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit shpirtëror. Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë një burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne" – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme