Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Gjermani ku do të marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë.
Kjo konferencë organizohet në kuadër për përgatitjeve për zgjedhjet e BE-së që do të mbahen se shpejti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (Ëe stand together – for our Europe)”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.