Kurti ua thotë në sy Borrellit e Lajçakut: Jemi të vendosur për veriun - NACIONALE

Kurti ua thotë në sy Borrellit e Lajçakut: Jemi të vendosur për veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mëngjesin e së premtes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçák.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend, por nuk janë dhënë hollësi se çka specifikisht është folur për këtë çështje.

“Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”- thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

E në takim të Kurtit me Borrellin e Lajqakun morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Kryeministri Kurti i theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme