Kurti u thotë deputetëve gjermanë se ky mandat do të jetë i hekurudhave, digave e stadiumeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me deputetë të Bundestagut gjerman.
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti i ftoi ata për më shumë investime gjermane në Kosovë.
Ai ka thënë se “ky mandat qeverisës do të jetë i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes e stadiumeve”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi takimet në Konferencën e Sigurisë në Mynih me deputetë nga Bundestagu gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring.
Thellimi i bashkëpunimit bilateral, ishte ndër temat e diskutimit. Kryeministri ftoi për më shumë investime gjermane në Kosovë, gjersa ky mandat qeverisës do të jetë mes tjerash edhe i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes, stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Kryeministri theksoi edhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat” – thuhet në njoftim.