Kurti u ligjëron të rinjve për diplomaci: E ardhmja e racës njerëzore varet nga diplomatë të rinj si ju
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në një event për të rinj të interesuar në diplomaci, foli për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe sulmin terrorsit të Hamas-it në Izrael: ndërsa mbi këto dy ngjarje nisi të shtjellojë rolin e diplomacisë në zgjidhjen e këtyre konflikteve.
“Nuk është ekzagjerim të themi që e ardhmja e racës njerëzore do të varet nga diplomatë të rinj si ju: të mjeshtroni zanatin delikatat të burrështetasit”, tha Kurti.
“Të mjeshtroni historinë do të thotë të jeni në gjendje të mendoni në kontekst kohor, dhe të gjeni përgjigjet e sotit. Sepse shumica e sfidave nuk janë edhe aq të reja. Ata vinë nga prapavija historike dhe paraqiten sot në forma të ndryshme, por të rrënjosura në histori”, u shpreh ai.