Kurti thotë se "viti 2025 do të jetë viti i matematikës në Kosovë"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2025 do të jetë vit i matematikës në Kosovë.
Kurti ka prezantuar logon zyrtare të Olimpiadës Matematike Evropiane për Vajza - EGMO 2025, e cila do të organizohet në Kosovë prej datës 11 prill 2025 deri më datën 17 prill 2025.
“E falënderojmë komunitetin e matematikanëve shqiptarë, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe të gjitha organizatat e tjera për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje profesionale të rinjve tanë për t'i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Viti 2025 do të jetë viti i matematikës në Kosovë
Kjo do të jetë logoja zyrtare e Olimpiadës Matematike Evropiane për Vajza - EGMO 2025, e cila do të organizohet në Kosovë prej datës 11 prill 2025 deri më datën 17 prill 2025.
EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare e matematikës për vajza që ka për qëllim t'i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj. Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë.
E falënderojmë komunitetin e matematikanëve shqiptarë, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe të gjitha organizatat e tjera për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje profesionale të rinjve tanë për t'i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare.
EGMO 2025 do të organizohet me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të matematikanëve shqiptarë, Shoqatës Matematikanëve të Kosovës dhe organizatave e donatorëve të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.