Kurti thotë se s’ka premtuar se do të sjellë njohje për Kosovën
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai nuk ka premtuar ndonjëherë se do të sjellë njohje apo liberalizim të vizave.
I pyetur në Rubikon se pse për dy vite nuk ka asnjë njohje për Kosovën, ai ka kujtuar fushatën e 2021-ës, duke thënë se nuk ka premtuar diçka të tillë.
“Sinqerisht po flisni thu se u kry mandati, është gjysma e parë e mandatit. Nuk varet gjithçka prej neve, kemi bërë krejt çka dimë e mundemi. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë. Më tregoni në fushatën e dimrit 2021, kam thënë “Punë dhe Drejtësi”, a ka një fjalim timin që do të sjellim njohje apo liberalizim të vizave, jo. Ju duhet të më mbani përgjegjës për premtimet e mia, jo për dëshirat e juaja,”- ka thënë ai.
Ai ka shtuar se nuk premtuar për këto gjëra sepse ‘varen më tepër nga partnerët sesa nga ne’.
