Kurti thotë se regjistrimi i popullsisë pritet të fillojë më 1 nëntor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se regjistrimi popullsisë pritet të fillijë më 1 nëntor.
Këto deklarata, ai sipas Telegrafit i ka bërë në një takim me zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim.
Kurti ka deklaruar që janë hapur vende pune për minoritetet në lidhje me këtë çështje.
“Regjistrimi i popullsisë pritet të nis më 1 nëntor, kemi hapur vende pune për minoritete, kemi ndarë grante për organizatat joqeveritare. Me informacionet qe do të merren nga regjistrimi ne do te shohim se sa shkolla në duhen, sa kilometra rrugë e ku të investojmë në ekonomi.” – citohet të ketë thënë kryeministri.