Kurti thotë se reforma zgjedhore ka ndodhur për shkak të diasporës - NACIONALE

Kurti thotë se reforma zgjedhore ka ndodhur për shkak të diasporës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i kënaqur me reformën zgjedhore.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, ai ka thënë se kjo reformë është bërë për shkak të përfshirjes së diasporës në proces zgjedhor.

Pjesëmarrja e mërgatës në proceset zgjedhore dhe vështirësitë e tyre në realizimi e kësaj të drejte janë arsye për këto ndryshime që tani mundësojnë që ata të marrin pjesë. Ndër çështje më të rëndësishme që rregullohen me këtë projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit, e drejtën e votës, numërimi i votave dhe mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë hapësirë më të madhe për deputet gra sa është kuota e përcaktuar. Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, ky projektligj do të lehtëson pjesëmarrjen e diasporës në proceset zgjedhore.

Shpeshojmë sadopak me votimin e këtij ligji sot do të i’u dalim hak mërgimtarëve që përkundër vështirësive nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin e tyre politik dhe me durim priten që shteti i tyre t’i bëjë edhe me krenar kur atyre do të i’u mundësohet votimi në shtet ku ata jetojnë”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme