Kurti thotë se në 6 vite të pushtetit të tij ka pasur shumë kriza e luhatje
Derisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera. Kryeministri Albin Kurti nuk la pa e përmendur se në gjashtë vite sa ai ka qenë në pushtet, krizat kanë qenë të shumta.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri derisa po fliste për rritjen e çmimit të naftës:
“Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasue kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve. Kërkesat në këtë seancë nuk janë të reja ose të papritura, në vazhdimësi në secilën krizë ose luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vite, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën. Në pamje të parë kjo duket si zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është një zgjidhje e kushtetueshme”.