Kurti thotë se ndërkombëtarët “shqetësohen tepër”: Kosova është më mirë se çdoherë - NACIONALE

Kurti thotë se ndërkombëtarët “shqetësohen tepër”: Kosova është më mirë se çdoherë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mediumin e kanadez “BNB Bloomberg”. Në një intervistë, Kurti ka folur edhe për reagimet e ndërkombëtarëve në veriun e Kosovës.

Ky medium ka shkruar se “lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan”.

Sipas Kurtit, ndërkombëtarët “po shqetësohen tepër shumë”.

“Ata shqetësohen tepër shumë” – i tha Kurti mediumit “Bloomberg” në një intervistë në Varshavë të Polonisë të mërkurën.

“Çdo herë që ne marrim veprime, ka zëra alarmues në lidhje me eskalimin e mundshëm, por ja ku jemi – Kosova është më mirë se çdo herë përpara” – citohet të ketë thënë Kurti.

Lajme të ngjashme