Kurti thotë se me Abdixhikun dhe Haradinajn ka ndarë të gjitha informacionet relevante
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për informimin e dy liderëve opozitar për dialogun Kosovë-Serbi.
Pas takimit me kryetarin e LDK-së dhe AAK-së, Kurti ka thënë se ata i ka informuar me të gjitha informacionet që ka pasur.
“Unë besoj se informacion që është i rëndësishëm s’ka që është mbajtur prej nesh dhe krejt çka është relevante tashmë është ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacion tjetër relevant që ua kanë dhënë ndërkombëtarët mbase do të duhej ata të tregonin, por sa i përket çështjeve kryesore për temat dhe diskutimin si ka shkuar absolutisht s’janë të painformuar”, ka thënë Kurti.