Kurti takon sentaorin Welch: Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin me Senatorin amerikan Peter Welch. Kurti bëri të ditur në X se diskutimet mes tyre u fokusuan në thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi i Kurtit në X:
Ishte kënaqësi e madhe të takohesha me senatorin Peter Welch, mik i Kosovës, i cili e vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është futja e arsimit të lartë falas.
It was a great pleasure to meet with @SenPeterWelch, a friend of Kosova, who visited our country immediately after the terrorist attack that took the life of Afrim Bunjaku last year. We discussed deepening the relations between our two countries on both the economic and political… pic.twitter.com/g1PSErwD8j
— Albin Kurti (@albinkurti) August 21, 2024