Kurti takon emisarin gjerman: Presim me padurim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit - NACIONALE

Kurti takon emisarin gjerman: Presim me padurim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka takuar emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti për këtë takim ka shkruar në rrjetin social “X”, duke thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve dhe integrimi ekonomik i Procesit të Berlinit ishin tema që u diskutuan me emisarin gjerman.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me Emisarin Special Manuel Sarrazin në rezidencën e Ambasadorit të Kosovës në Gjermania sot. Teksa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij sivjet, presim me padurim më shumë rezultate.” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme