Kurti takon deputeten mbështetësen britanike: Folëm për sulmet e sponzoruara nga Serbia
Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Kryemininistri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns, mbështetëse kjo e madhe e kursit politik të tij.
“Një bisedë e mirë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar me Alicia Kearns sot. E falënderova për zërin e saj të fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe demokracisë anekënd Evropës. Gjithashtu diskutuam për sulmet e sponzouara nga Serbia ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, dhe rrugën përpara përmes Sundimit të Ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.
A great discussion with @UKParliament MP @aliciakearns today. I thanked her for being a powerful voice for human rights & democracy throughout Europe. We also discussed Serbia-sponsored attacks against KFOR troops, Kosova police & journalists, and the path forward through RoL. pic.twitter.com/4pgfE5sHOd
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023