Kurti takon ambasadorin e Suedisë, flasin për zhvillimet e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Zyra e Kryeministri ka bërë me dije se Kurti dhe diplomati suedez kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi dhe për thellimin e këtyre raporteve.
“Në fillim të takimit, ambasadori Westerlund e uroi kryeministrit Kurti për rezultatin e zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe për hapat e formimi të institucioneve në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Republikës. Gjithashtu, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Suedi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Ëesterlund për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.