Kurti takon Adem Hoxhën, flasin për konstituimin e Kuvendit - NACIONALE

Kurti takon Adem Hoxhën, flasin për konstituimin e Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka takuar Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha. Sipas ZKM-së, Kurti priti në takim Hoxhën, ku folën për konstituimin e Kuvendit.

E plotë:

“Në kuadër të takimeve konsultative me përfaqësues politikë të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës priti në takim deputetin e zgjedhur që përfaqëson komunitetin goran në Kuvendin e Republikës, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt”

Lajme të ngjashme