Kurti takohet me sekretarin gjerman për Punë të Brendshme, flasin për “mundësitë e thellimit të bashkëpunimit”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke.
Në takim, raportohet se është biseduar për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.
“Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re.
Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit” – thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.