Kurti takohet me Zv. Nd. Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker - NACIONALE

Kurti takohet me Zv. Nd. Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me David Baker, zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, i shoqëruar nga Anu Prattipati, e Ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Pjesëmarrës në takim ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Gjatë takimit, siç u bë e ditur në njofti, u trajtuan tema të lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe ShBA-së, me një fokus tnë forcimin e bashkëpunimit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi zëvendësndihmës Sekretarin Baker me zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje përgjatë këtij mandati dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve. Ai e falënderoi z. Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.

Kryeministri gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.

Në këtë darkë, përkrah kryeministrit, ishin, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.”

Lajme të ngjashme