Kurti takohet me Walker: Duket gati njësoj si para 25 vjetëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin William Walker në ShBA.
Kurti tha se është takuar me Walker në Uashington D.C, ku diskutuan për të tashmen, e ndanë shpresa e shqetësime për të ardhmen.
“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Uashington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”, tha Kurti.
Ai shtoi se diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës, janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve.
Kryeministri Kurti, ka udhëtuar drejt ShBA-vë, së bashku më ministren Rizvanolli dhe Presidenten Osmani për të nënshkruar marrëveshjen me MCC, për energji në vlerë të 250 milionë eurosh.