Kurti takohet me Sarrazinin, flasin për pritjet në Merdarë pas heqjes se masës për mallrat serbe - NACIONALE

Kurti takohet me Sarrazinin, flasin për pritjet në Merdarë pas heqjes se masës për mallrat serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të martën me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit në këtë është diskutuar edhe koha e pritjes në pikën kufitare në Merdare pas heqjes së masës së sigurisë për mallrat serbe.

Ai nënvizoi rëndësinë e fokusimit në zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar. Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se pas vendimit të Kosovës që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është e rëndësishme që të punohet që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID ashtu që të mundësohet zbatimi i plotë i marrëveshjes. Në lidhje me kohën e pritjes në pikën kufitare në Merdarë, kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të procedurave të lajmëruara me rastin e ndryshimit të masës së sigurisë deri në operacionalizimin e skanerëve me rreze X, si dhe foli për mobilizimin që kanë bërë institucionet e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.” – thuhet ndër të tjera.

Lajme të ngjashme