Kurti takohet me Plenkoviq, e falendëron për mbështetjen - NACIONALE

Kurti takohet me Plenkoviq, e falendëron për mbështetjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se e ka falendëruar homologun e tij kroat për mbështetjen e dhënë.

“Ne diskutuam për rritjen ekonomike dhe progresin e Kosovës, si dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm siç është arsimi. E falënderova atë për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës, megjithatë, nuk dihet nëse do të jetë pjesëmarrës në ndonjë panel diskutimi.

Lajme të ngjashme